Si të shisni kripto në CoinPrime ATM?
Mësoni si të shisni kripto dhe të tërhiqni EUR në CoinPrime ATM, direkt përmes ATM-së ose duke përdorur CoinPrime Mobile App.

Si të shisni kripto në CoinPrime ATM?
CoinPrime ju mundëson të shisni kripto dhe të tërhiqni EUR përmes Kripto ATM në dy mënyra: duke e nisur transaksionin direkt në ATM ose duke përdorur CoinPrime Mobile App.
Mënyra 1: Shitja direkt në CoinPrime ATM
Për të shitur kripto direkt përmes ATM-së:
- Në ATM, zgjidhni kriptovalutën që dëshironi të shisni.
- Shënoni numrin tuaj të telefonit.
- Në telefon do të pranoni një kod verifikimi. Shënoni kodin në ATM për të vazhduar.
- Përfundoni verifikimin me dokument identifikimi (ID).
- Shënoni shumën në EUR që dëshironi të tërhiqni.
- ATM-ja do t'ju shfaqë QR kodin e adresës së CoinPrime dhe shumën e kriptos që duhet të dërgoni.
- Dërgoni shumën e kërkuar të kriptos në adresën e shfaqur.
Shuma e kërkuar duhet të mbërrijë në wallet-in e CoinPrime. Network fee duhet të merret parasysh nga klienti, në mënyrë që në adresën e CoinPrime të mbërrijë shuma e kërkuar.
Konfirmimi dhe Redeem
Pasi transaksioni të konfirmohet, do të pranoni këtë mesazh në telefon:
"Your transaction is confirmed! Go to the CoinPrime ATM and press Redeem within 24 hours."
Pas pranimit të mesazhit, keni 24 orë kohë për të shkuar te CoinPrime ATM dhe për të tërhequr EUR.
Për të përfunduar tërheqjen:
- Shkoni te CoinPrime ATM dhe klikoni Redeem.
- Shënoni të njëjtin numër telefoni që keni përdorur në fillim të transaksionit.
- Do të pranoni një kod në telefon.
- Shënoni kodin në ATM.
- Pas përfundimit të procesit, ATM-ja ju jep shumën përkatëse në EUR.
Mënyra 2: Shitja përmes CoinPrime Mobile App
Për një proces edhe më të lehtë dhe praktik, mund ta nisni shitjen direkt përmes CoinPrime Mobile App.
Aplikacioni është i lidhur me platformën online të CoinPrime dhe ju mundëson ta përgatitni transaksionin nga telefoni, të zgjidhni CoinPrime ATM ku dëshironi të bëni tërheqjen dhe më pas të shkoni në ATM për të marrë EUR.
Për të shitur kripto përmes aplikacionit:
- Hapni CoinPrime Mobile App.
- Zgjidhni opsionin Sell / Shit.
- Zgjidhni CoinPrime ATM dhe qytetin ku dëshironi ta bëni tërheqjen.
- Zgjidhni shumën që dëshironi të tërhiqni.
- Dërgoni kriptot sipas të dhënave të shfaqura në aplikacion.
- Pas dërgimit të kriptove, në aplikacion do t'ju shfaqet QR kodi për tërheqje.
- Shkoni te CoinPrime ATM që keni zgjedhur.
- Në ATM zgjidhni Collect with App dhe skanoni QR kodin e shfaqur në aplikacion.
- Pas përfundimit të procesit, ATM-ja ju jep shumën përkatëse në EUR.
Me CoinPrime Mobile App, një pjesë të procesit mund ta përfundoni paraprakisht nga telefoni, duke e bërë tërheqjen në ATM më të thjeshtë dhe praktike.
Gjeni CoinPrime ATM më të afërt
CoinPrime Kripto ATM janë të disponueshme në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan.