Kalo te përmbajtja
Kthehu te blogu

Si funksionon CoinPrime Kripto ATM në Kosovë?

Mësoni si të blini dhe shisni kripto me EUR përmes CoinPrime Kripto ATM, çfarë ju nevojitet dhe si funksionon procesi.

30 sht 2026 · 2 min lexim

Çka është CoinPrime Kripto ATM?

CoinPrime Kripto ATM ju mundëson të blini dhe shisni kripto-asete duke përdorur EUR.

CoinPrime ka Kripto ATM në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan.

Çka më duhet për të përdorur Kripto ATM?

Për të kryer një transaksion në CoinPrime Kripto ATM ju nevojiten:

  • Telefoni
  • Numri juaj i telefonit
  • Dokumenti i identifikimit për verifikimin KYC

Për blerje të kriptove duhet ta keni edhe QR kodin e wallet-it ku dëshironi t'i pranoni kripto-asetet.

Verifikimi KYC kërkohet edhe për transaksione nën 1,000 EUR.

Si të blej kripto në CoinPrime ATM?

Zgjidhni kriptovalutën që dëshironi të blini dhe ndiqni hapat që shfaqen në ATM.

Gjatë procesit kërkohet numri i telefonit dhe verifikimi i klientit. Më pas skanoni QR kodin e wallet-it ku dëshironi t'i pranoni kriptot dhe vendosni EUR në ATM.

Për transaksionet me para të gatshme zbatohet kufiri kumulativ deri në 1,000 EUR brenda 24 orëve.

Si të shes kripto në CoinPrime ATM?

Zgjidhni kriptovalutën që dëshironi të shisni dhe opsionin Sell.

Vendosni shumën në EUR dhe numrin tuaj të telefonit. Pas verifikimit me kodin e pranuar me SMS, ATM-ja ju shfaq adresën e CoinPrime në formë QR dhe shumën e kriptos që duhet të dërgoni.

Pas konfirmimit të transaksionit, ndiqni procesin Redeem duke përdorur të njëjtin numër telefoni dhe kodin Redeem për të vazhduar me tërheqjen e EUR.

Sa është limiti në CoinPrime Kripto ATM?

Për transaksionet me para të gatshme zbatohet kufiri kumulativ deri në 1,000 EUR brenda 24 orëve.

Ky është limit për transaksionet me para të gatshme dhe nuk është kufi për verifikimin KYC.

A duhet KYC në CoinPrime ATM?

Po. Për të blerë ose shitur kripto përmes CoinPrime Kripto ATM kërkohet verifikimi KYC me dokument identifikimi, edhe për shumat nën 1,000 EUR.

Ku gjenden CoinPrime Kripto ATM?

CoinPrime Kripto ATM mund t'i gjeni në:

  • Prishtinë – Rruga B
  • Ferizaj – Rruga Vëllezërit Gërvalla
  • Gjilan – Rruga Adem Jashari

Për lokacionin e saktë mund të përdorni seksionin Offices & ATMs në webfaqen e CoinPrime.

Dëshironi të blini ose shisni kripto?

Gjeni CoinPrime Kripto ATM më të afërt dhe ndiqni hapat e shfaqur në ATM për të kryer transaksionin.