Si funksionon CoinPrime Online?
Mësoni si funksionon CoinPrime Online, si të krijoni llogarinë, të përfundoni verifikimin dhe të blini ose shisni kripto online.

Çka është CoinPrime Online?
CoinPrime Online ju mundëson të përdorni shërbimet e CoinPrime përmes llogarisë tuaj online.
Për të përdorur platformën, fillimisht duhet të regjistroheni ose të kyçeni në llogarinë tuaj nëse jeni tashmë të regjistruar.
Si të filloni?
Për të përdorur CoinPrime Online:
- Shkoni në www.coinprime.com.
- Regjistrohuni ose kyçuni në llogarinë tuaj.
- Përfundoni procesin e verifikimit të llogarisë (KYC).
- Pas verifikimit, mund të vazhdoni me shërbimet e disponueshme në profilin tuaj.
Si të blini kripto online?
Pasi të kyçeni në llogarinë tuaj dhe të keni përfunduar verifikimin, shkoni te profili dhe zgjidhni Buy.
Zgjidhni shumën që dëshironi të blini dhe vazhdoni me hapat e shfaqur në platformë për procesimin e transaksionit.
Si të shisni kripto online?
Pasi të kyçeni dhe të keni përfunduar verifikimin e llogarisë, shkoni te profili dhe zgjidhni Sell.
Zgjidhni kriptovalutën dhe shumën që dëshironi të shisni dhe vazhdoni me hapat e shfaqur në platformë për përfundimin e transaksionit.
CoinPrime Online dhe Mobile App
CoinPrime Mobile App është i lidhur me platformën online të CoinPrime, duke ju mundësuar të përdorni llogarinë tuaj edhe përmes telefonit.
Përmes aplikacionit mund të përdorni gjithashtu funksionet që lidhen me CoinPrime Kripto ATM, përfshirë procesin e blerjes dhe shitjes përmes ATM-së.