Si të blini dhe shisni kripto në zyrat e CoinPrime me Mobile App?
Mësoni si të blini dhe shisni kripto në zyrat e CoinPrime, direkt me asistencën e agjentit ose më lehtë përmes CoinPrime Mobile App

Si të blini dhe shisni kripto në zyrat e CoinPrime?
Në zyrat e CoinPrime mund të blini dhe shisni kripto me EUR. Transaksioni mund të realizohet direkt me asistencën e agjentit në zyrë ose përmes CoinPrime Mobile App.
Blerja e kriptove direkt në zyrë
Për të blerë kripto direkt në zyrën e CoinPrime:
- Vizitoni një nga zyrat e CoinPrime.
- Përfundoni verifikimin e kërkuar KYC me dokumentin tuaj të identifikimit.
- Tregoni kriptovalutën dhe shumën që dëshironi të blini.
- Jepni adresën e wallet-it ku dëshironi t'i pranoni kriptot.
- Kryeni pagesën në EUR.
- Pas përfundimit të procesit, kriptot dërgohen direkt në wallet-in tuaj.
Blerja përmes CoinPrime Mobile App në zyrë
Për një proces më të lehtë dhe praktik, mund të përdorni edhe CoinPrime Mobile App.
Në aplikacion keni QR kodin tuaj për përdorim në zyrat e CoinPrime. Kur të shkoni në zyrë, agjenti i CoinPrime skanon QR kodin nga aplikacioni juaj.
Pas skanimit të QR kodit dhe përfundimit të transaksionit, kriptot dërgohen në adresën që keni të regjistruar në llogarinë tuaj CoinPrime Web/App.
Kjo e bën procesin më të thjeshtë, pasi adresa juaj është e lidhur me llogarinë dhe merret përmes QR kodit në aplikacion.
Shitja e kriptove direkt në zyrë
Për të shitur kripto direkt në zyrën e CoinPrime:
- Vizitoni një nga zyrat e CoinPrime.
- Përfundoni verifikimin e kërkuar KYC me dokumentin tuaj të identifikimit.
- Tregoni kriptovalutën dhe shumën që dëshironi të shisni.
- Dërgoni kriptot në adresën e caktuar nga CoinPrime.
- Pas konfirmimit të transaksionit dhe përfundimit të procesit, vazhdohet me pagesën në EUR.
Shitja përmes CoinPrime Mobile App në zyrë
CoinPrime Mobile App mund të përdoret edhe kur dëshironi të shisni kripto në një nga zyrat e CoinPrime.
Kur të shkoni në zyrë, agjenti skanon QR kodin përkatës nga aplikacioni juaj. Përmes QR kodit identifikohen të dhënat e nevojshme për vazhdimin dhe përfundimin e transaksionit të shitjes në zyrë.
Kjo ju mundëson ta përdorni llogarinë tuaj CoinPrime Web/App edhe gjatë transaksioneve fizike në zyrat e CoinPrime.
Limiti për transaksionet cash
Për transaksionet me para të gatshme zbatohet kufiri kumulativ deri në 1,000 EUR brenda 24 orëve.
Për shuma mbi 1,000 EUR, transaksioni realizohet përmes transferit bankar.
Verifikimi KYC
Verifikimi KYC me dokument identifikimi kërkohet për blerjen dhe shitjen e kriptove në zyrat e CoinPrime, edhe për transaksionet nën 1,000 EUR.
Kufiri prej 1,000 EUR është limit për transaksionet me para të gatshme dhe nuk është kufi për verifikimin KYC.
Ku mund t'i gjeni zyrat e CoinPrime?
Zyrat e CoinPrime mund t'i gjeni në:
- Prishtinë – Rruga B
- Ferizaj – Rruga Vëllezërit Gërvalla
- Gjilan – Rruga Adem Jashari
- Prizren – Rruga Tirana
- Fushë Kosovë – Rruga Nënë Tereza
Për lokacionet dhe orarin aktual, vizitoni seksionin Offices & ATMs në webfaqen e CoinPrime.